Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka lexuar në Kuvend detaje nga projekt marrëveshja që pritet të nënshkruhet me shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes.
Ndërkohë opozita krijonte gjatë të gjithë kohës kakofoni pasi pretendon se nuk i është vënë në dispozicion projekt-marrëveshja dhe detajet e saj.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Badhi u shpreh se po shkelet rregullorja e Kuvendit, pasi mesa duket socialistët janë vënë në dijeni të detajeve.
Pjesë nga diskutimi:
Balla: Zonja dhe zotërinj sorrat e korbat le të vijojnë të bërtasin, shqiponjat dhe flamengot do të vijojnë të punojnë për Shqipërinë.
Peleshi: Çdo deputet ka të drejtë të njihet me marrëveshjen, por duhet të firmoset marrëveshja e konfidencialitetit.
Bardhi: Na keni ftuar të diskutojmë për një marrëveshje për të cilën na njoftuar tani që mund ta marrim.
Ndërkohë rregullorja të detyron t’ia shpërndash deputetëve. Mendoni se Kuvendin do ta shndërroni si grupin tuaj parlamentar, ku Rama ju ka thënë se jeni vetëm kartona, nuk duhet të mendoni, por vetëm të votoni.
Kjo s’mund të jetë rregull për Kuvendin, aq më tepër për opozitën. Parafolësi tha detaje të marrëveshjes, pra një pjesë e deputetëve trajtohet ndryshe.
Na foli zotëria për marrëveshje historike, keni pasur vite kohë për të plotësuar detyrimet që rrjedhin nga hyrja në NATO. Kur ti protestoje kundër NATO-s ne nënshkruanim marrëveshjen e anëtarësimit. Mungesa e vizionit të qeverisë që e çoi vendin deri në momentin që të rrezikojë largimin nga Aleanca sepse nuk kishte plotësuar kushtet, është paaftësi jo urgjencë.
Jemi pro marrëveshjes që rit investimet në fushën e sigurisë dhe përmbush detyrimet e vendit tonë ndaj ANTO-s. Do ta votonim pro marrëveshjen, por ju në vend të NATO dhe partneritetit me SHBA zgjodhët inceneratorët. Nuk do të kishim nevojë të merrnim një hua të tilla. Propozoj që të martën e të mërkurën të shqyrtohet marrëveshja në Komisione dhe të premten të mblidhemi sërish për ta votuar.
