“Nuk jeni vetëm”, “lironi shqipet”, “Arrestoni Ramën”, janë thirrjet e qytetarëve të cilët e kanë zhvendosur protestës para ambienteve të komisariatit 1 ku mbahen disa protestues që u ndaluan ditën e sotme.
Prej 58 ditësh qytetarët protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme.
Protesta e sitmë nisi në orën 08:30 ashtu siç edhe ishte paralajmëruar ndërsa në orën 10:00 u mbajt edhe seanca plenare. Protestuesit bllokuan disa akse kryesore, ndërsa të paktën pesë qytetarë u shoqëruan nga efektivët e policisë.
