Janë liruar disa nga të shoqëruarit të cilët mbaheshin në komisariatin 1.
Nuk jeni vetëm”, “lironi shqipet”, “Arrestoni Ramën”, janë thirrjet e qytetarëve të cilët e kanë zhvendosur protestës para ambienteve të komisariatit 1.
Kujtojmë se që në orët e para të mëngjesit, qytetarët rrethuan Kuvendit. Ndërsa seanca plenare nisi në orën 10:00, organizimi i protestuesve u bë që në orën 08:30.
Ditën e sotme u vu re një prezencë e shtuar e policisë të cilët kishin vendosur perimetër sigurie për të mos lejuar protestuesit të afroheshin në ambientet e Kuvendit, për të shmangur tensionet në momentin që deputetët do të hynin në Kuvend.
Megjithatë pavarësisht kësaj, pati edhe tensione dhe momente kaotike mes protestuesve dhe policisë.
