Presidenti i Rubin Kazan, Marat Safiulin, ka deklaruar se nuk ka dijeni për ndonjë kontakt zyrtar nga CSKA Moska për transferimin e e sulmuesit  të kombëtares, Mirlind Daku.

I pyetur mbi raportimet që e lidhin Dakun me klubin rus, Marat u shpreh shkurt për “Match TV”. “Nuk di asgjë për këtë”, theksoi ai, duke lënë të kuptohet se deri më tani nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar mes dy klubeve për kartonin e futbollistit.

Interesimi i CSKA-së për Dakun është përfolur së fundmi në mediat ruse, por nga kampi i Rubin Kazan nuk ka ende konfirmim për negociata konkrete. Ndërkohë, Daku mbetet një nga lojtarët kyç të skuadrës dhe vazhdon të jetë pjesë e planeve të klubit për sezonin aktual.28-vjeçari ka kontratë me Rubin Kazan deri në vitin 2029 dhe vendimtare për të ardhmen, do jetë vetë dëshira e tij.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb