Barcelona i ka bërë një nisje fantastike këtij edicioni të ri me 6 fitore në 6 ndeshje mes La Liga dhe Champions, por më shumë se sa për këtë pjesë, në Spanjë, mediat flasin për Lamine Yamal dhe garën e tij për të fituar “Topin e Artë”. Vetë sulmuesi spanjolli, së fundmi reagoi publikisht duke theksuar se e meriton atë trofe, por nga ana tjetër zbuloi se trajneri Hansi Flick po pret me padurim që fituesi të zbardhet sa më shpejt që kjo çështje dhe kjo zhurmë të përfundoi. Pikërisht për këtë pjesë, për Yamal dhe “Topin e Artë” u pyet sërish Hansi Flick në konferencë për shtyp:
“Nuk është e lehtë, flas vetëm për Lamine Yamal dhe jo për lojtarët e tjerë. Yamal është një person i sinqertë dhe me shumë vetëbesim, kjo gjë më pëlqen. Unë do preferoja që ai të mos shprehej, por Topi i Artë është shumë i rëndësishëm për lojtarët, ajo është ndjesia e tij dhe unë e mbështes. Jam dakord gjithashtu edhe me fushatën që po bën klubi për ta mbështetur, pse nuk duhet ta bëjmë diçka të tillë, ai është lojtari i ynë”, u shpreh Flick, i cili ndër të tjera në konferencë për shtyp u pyet edhe për faktin që Camp Nou do të mirëpres finalen e Champions League në vitin 2029, një vit pasi i përfundon kontrata:
“Ëndrra jonë është ta fitojmë atë ndeshje, atë ditë. Është një lajm fantastik për klubin. A do të doja të ishin unë trajner në atë kohë? E sigurt është që unë do të jem prezent atë ditë në Camp Nou, si trajner apo si tifoz i Barcelonës. Në futboll nuk flitet kurrë me siguri”, u shpreh Flick.
