Një aktivist i ka renditur Ramës të gjitha rastet kur nuk ka mbajtur premtimet.

“Edi Rama zgjodhi në 2013 të përdhoste Rilindjen sot Besën. Tentoi me një grusht letrash t’ju ofrohej shqiptarëve. A ishin në besën tënde në 2013 kur premtove legalizimin dhe prishe qindra mijëra ndërtesat?
A ishim në besën tënde kur arrestove shqiptarët se nuk paguan dritat të lidhura nga elektriçistët e shtetit?
A ishim në besën tënde në 2008 kur mbylle sistemin zgjedhor?
A ishim në besën tëndë kur shite Shqipërinë?
A ishim në besën tënde kur i dhe Palasën Samir Manes
A ishim në besën tënde kur i dhe Ergys Agasit 10 deputetë?
A ishim në besën tënde kur na the sorra dhe korba. Ato janë të zgjuara dhe paralajmërojnë rrezikun për të tjerët. Jemi shqiponja jo krimba si ty dhe Saliu.
Dallimi mes nesh dhe tyre është se ata janë në zyra, ndërsa ne këtu jemi që të fitojë Shqipëria”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb