Aktivisti Migen Qiraxhi i ftuar në News 24 ka deklaruar se protesta ka thyer disa rekorde si atë të qëndrueshmërisë pasi tashmë janë 60 ditë dhe të madhështisë dhe faktit që u organizua nga qytetarët. Ai tha se Rama është më i dobët dhe tashmë ka një deputet më pak referuar largimit të Marjana Koçkur nga grupi parlamentar i PS.
Po ashtu aktivisti deklaroi se ka disa skenarë se çfarë do të ndodhë nëse largohet Rama dhe tha se do të formohet një qeveri e re nga forca politike më e votuar ose një qeveri teknike.
Ai tha se kjo protestë ka vendosur standarde të reja për demokracinë

“Ne tashmë nuk jemi thjesht në një protestë ku qytetarët po shprehin indnjatën për disa ditë, por protesta mban rekordin e protestës më të madhe të organizuar në vend dhe në anën tjetër është rekordi që ia kanë dalë qytetarër ta organizojnë, nuk kanë mundur as partitë politike. Mban edhe rekordin e qëndrueshmërisë, ku për 60 ditë rrinë te dera e kryeministrisë. Protesta i ka bërë detyrat e saj, nuk mund të presim që ndryshime ttë ndodhin për një ditë, po të sjellim ’90 në kujtesë edhe pse në vitin 1990 u mboll ëndrra e ndryshimit të regjimit, regjimi ndryshoi një vit e gjysmë pas.
Po ftojmë shoqërinë të mendojë ndryshe, nuk ka më bashkëbisedime të politikanëve me qytetarët, s’ka më foto me politikanë, ka vetëm llogari për pushtetin që iu është dhënë dhe kjo ishte kërkesa jonë.
Edhe në ’90 studentët u ngritën për një gjenerator, ajo ishte shkëndia. Tani u ngritën për një investim pa transparencë dhe u bë një protestë për mënyrën sesi është qeverisur. Kemi ngritur një shtet oligarkik, klientelist për një grusht njerëzish. Protesta i ka treguar shoqërisë çfarë do, tani është detyra e qeverisë.

Pas shpërthimit të protestës të gjithë rendin të paramendojnë çfarë do të ndodhë, qytetarët kanë një deklaratë pozicionimi Rama në burg Berisha në burg, sepse kanë ulur standardet. Ne duhet të forcojmë rreshtat për të arritur objektivin sepse dhe alpinisti nuk sheh majën e malit sepse bëhet demotivuese. Kjo është betejë e pabarabartë, qytetarët po bëjnë një betejë guerrile dhe pyetja është a është më i dobët kryeministri?
Ai është më i dobët sepse protesta e ka nënshtruar.
Kemi parë që një nga deputetët iu shkëput nga formacioni pra në numër është më i dobët.
Edhe brenda PS është më i dobët, kemi parë Elisa Spiropalin.
Rama po e vijon qeverisjen duke lexuar protestën, “sheshi i agjentëve” po e detyron të qeverisë sipas kërkesave të tyre.

Kushtetuta përcakton një seri opsionesh çfarë ndodh nëse një qeveri rrëzohet, është që formacioni më i votuar krijon qeverinë.
Qeveria teknike, por e shoh të pabesueshme sespe duhet të negociosh me PS-në dhe emrat duhet t’i propozojë PS-ja. Unë nuk mendoj se do të më qeverisë më mirë një që nuk e kam votuar sesa një që e kam votuar.
Vendi ka nevojë për demokratizim, kemi nevojë të demokratizohen PD, PS dhe partitë e vogla, sepse qyetarët i kanë bashkuar. Ka ushtruar presion për demokratizim në media dhe në shoqërinë civile.
Vendosja e standardeve demokratike ka bërë mirë.

Rama dhe Berisha do të bien shumë më shpejt nëse evidentojmë atmosferën që na ka përcaktuar protesta. Politikanët po vrapojnë rrugicave sepse kanë kuptuar se nuk janë më të fortët dhe ne nuk jemi më të dobtët, Rama është bërë i pambrojtshëm”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb