Një i moshuar ka deklaruar se ai ka një pension të pamjaftueshëm pasi një kompani e mikut të Edi Ramës e ka siguruar atë vetëm 2 vite nga 12 vite që ai kishte punuar.

Ai deklaroi se edhe pse ka punuar si inxhinier sërish nuk ka pension të lartë. Po ashtu ai deklaroi se protesta ka vrarë frikën.

“Ky njeri duhet të largohet një orë e më parë. Nuk mund ta quash njeri sespe ka përdhunuar njerëzit e kombit. S’di si do ta largojmë. Ai është kriminel, sepse ka vrarë mbi 1 milion shqiptarë duke i çuar në rrugët e botës”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb