Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Tubimi i sotëm ka vijuar me mesazhe dhe deklarata nga qytetarë e përfaqësues të protestës, ndërsa në përfundim të fjalimeve pjesëmarrësit janë zhvendosur në formë marshimi përgjatë bulevardit.

Me thirrjen “Nesër më shumë!”, protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e tubimit nesër.

Protesta e sotme shënon ditën e 66-të të tubimeve të përditshme kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: