SHBA- Aktori Tom Cruise nuk e sheh dhe nuk flet me të bijën që prej tre vitesh. Ky është lajmi që qarkullon ditët e fundit në mediat amerikane, ndërsa ka ngjallur mjaft polemika.

Burime pranë “GossipCop” kanë bërë të ditur se shumë herë aktori është gjendur shumë afër saj, por nuk ka marrë mundimin ta takojë.

Ish bashkëshortja Katie Holmes jeton në New York me Surin, ndërsa Cruise në Los Angeles, por nuk besojmë që është distanca ajo që i ndan.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se pas kësaj ftohje qëndron kisha e Scientology, tek e cila beson dhe që e ndalon të ketë kontakte me jobesimtarët.

Madje edhe në ndarjen me aktoren Holmes, në 2012, pas 5 vitesh martesë, Scientology ishte arsyeja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: