Në Orikum po zhvillohet një protestë, ku qytetarët kërkojnë rikthimin e njësisë administrative në statusin e bashkisë, siç ka qenë përpara reformës administrativo-territoriale të vitit 2014.
Aktualisht Orikumi është njësi administrative nën administrimin e Bashkisë Vlorë.
Protestuesit kundërshtojnë ndarjen aktuale administrative dhe kërkojnë që Orikumi të rikthehet si bashki më vete.
Orikumi iu bashkohet kështu 15 bashkive të tjera që kanë kundërshtuar ndarjen e re administrative të propozuar nga mazhoranca.
