Qytetarë të shumtë po marshojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, në protestën e 72 kundër qeverisë.

Me thirrjet “Ju erdhi fundi!” dhe “Rama ik!”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ata mbajnë në duar pankarta të ndryshme ku ironizojnë edhe punësimin e të huajve dhe largimin masiv të shqiptarëve.

Pritet edhe nisja e fjalimeve në podiumin para Kryeministrisë.
Në pankartat e tyre kanë përkujtuar edhe poetin e vrarë nga regjimi komunist Havzi Nela në 38-vjetorin e vdekjes së tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb