Marshimi i ditës së 72-të të protestës po vijon pa asnjë shenjë ndalimi në rrugët e kryeqytetit, ku një numër i madh qytetarësh po vazhdojnë të përshkojnë akset kryesore me thirrje të forta ndaj pushtetit.

Përgjatë lëvizjes së turmës nëpër Tiranë, zëri i protestuesve është ngritur edhe më shumë. Brohoritjet “Shqipëria kërkon revolucion!” dhe “Rama jep dorëheqjen!” po jehojnë në çdo segment ku po kalon marshimi, duke artikuluar kërkesën e tyre për ndryshim të menjëhershëm politik.

Lëvizja e pandërprerë e protestuesve po vijon të bllokojë qarkullimin e automjeteve në akset kryesore të kryeqytetit. Pjesëmarrësit shprehen të vendosur për të mos u tërhequr nga revolta, duke e konsideruar këtë qëndresë si mënyr e vetme për të kthyer drejtësinë dhe dinjitetin në vend.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb