Qëndresa qytetare në ditën e 72-të po vijon me intensitet të lartë në rrugët e kryeqytetit, ku marshimi i pandërprerë i protestuesve ka paralizuar qarkullimin e automjeteve në disa prej nyjeve më të rëndësishme rrugore të Tiranës.
Turma e madhe e qytetarëve, e prirë nga pankartat me mesazhe sensibilizuese dhe flamujt kombëtarë, po vazhdon lëvizjen në mënyrë të organizuar nëpër rrugët kryesore.
Kjo lëvizje masive ka sjellë bllokim të plotë të trafikut në disa segmentet kyçe, ndërsa qytetarët në rrugë po iu bashkohen thirrjeve me duartrokitje dhe brohoritje.
