Një tragjedi familjare ka tronditur Izmirin, ku një 56-vjeçare dhe nipi i saj 4-vjeçar humbën jetën në një zjarr që përfshiu banesën e tyre.
Ngjarja ndodhi të hënën pasdite në zonën Cisigli. Sipas të dhënave paraprake, Rezan Korkmaz arriti fillimisht të nxirrte nga banesa nipin tjetër, 2-vjeçarin Mert, por më pas u rikthye në shtëpinë që po digjej për të shpëtuar 4-vjeçarin Yigit.
Të dy u gjetën të pajetë nga zjarrfikësit. Trupi i gjyshes u gjet mbi atë të fëmijës, duke lënë të kuptohet se ajo u përpoq ta mbronte me trupin e saj nga flakët.
Gjyshi 59-vjeçar, Bayram Korkmaz, arriti të shpëtonte duke u hedhur nga dritarja. Ai pësoi djegie në duar dhe shpinë dhe pas trajtimit në spital u dërgua në banesë. 4-vjeçari Yigit do të festonte ditëlindjen më 23 gusht. Trupat e gjyshes dhe nipit iu dorëzuan familjarëve pas përfundimit të autopsive. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.
İzmir’in Çiğli ilçesinde evde çıkan yangında, torununu kurtarmak için yeniden eve giren Rezan Korkmaz (56) ile torunu hayatını kaybetti.
Korkmaz'ın cansız bedeni, torununun üzerine kapanmış halde bulundu. pic.twitter.com/Vqswv7Dhsu
— Takvim (@takvim) August 11, 2026
İzmir'in Çiğli ilçesinde tek katlı müstakil bir evde çıkan yangında anneanne ve torunu hayatını kaybetti.
Yangın, dün akşam saatlerinde Çiğli ilçesi Şirintepe Mahallesi 8424/3 Sokak'ta bulunan tek katlı müstakil evde çıktı.
Evden yükselen dumanı ve alevleri gören vatandaşlar,… pic.twitter.com/RA1Kuo8inR
— Yedi23haber (@Yedi23haber) August 11, 2026
