Vijon pa ndërprerje marshimi i protestuesve në akset kryesore të kryeqytetit, në kuadër të ditës së 73-të të qëndresës qytetare kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar.

Turma e protestuesve ka përshkuar disa nga rrugët kryesore të Tiranës, duke mbajtur të bllokuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve dhe duke lëshuar koret e tyre drejtuar mazhorancës.

Përgjatë të gjithë itinerarit të marshimit kanë oshtirë thirrjet e fuqishme “Shqipëria kërkon revolucion!”, “Rama jep dorëheqjen!” dhe “Ju erdhi fundi!”, ndërsa protestuesit u kanë bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë t’u bashkohen në rrugë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb