Sulmuesi kuqezi Cristian Shpendi po tërheq sërish vëmendjen, pasi është konsoliduar si një nga sulmuesit më të spikatur të Serie B italiane gjatë dy sezoneve të fundit.
23-vjeçari ka treguar vazhdimisht aftësitë e tij për të shënuar gola dhe është bërë një nga sulmuesit më produktivë në kampionat.
E ardhmja e tij te Cesena mbetet e paqartë, ndërsa pritet që interesi për Cristian Shpendin të rritet akoma më shumë.
Cesena ka pretendime për kartonin e lojtarit dhe nuk heq dorë nga shërbimet e tij pa të paktën 3.5 milionë euro.
Klubi do të preferonte ta mbante sulmuesin shqiptar në skuadër, por është gjithashtu i gatshëm të shqyrtojë një transferim nëse vjen një ofertë e përshtatshme. Qëndrimi aktual i Cesenës është i qartë: asnjë negociatë për oferta nën 3.5 milionë euro.
