Prej disa minutash po vijon marshimi në rrugët e kryeqytetit. Nën thirrjet “Rama në burg Berisha në burg”, “Poshtë patronazhistët”, Shqipëria e shqiptarëve vdekje tradhtarëve”, “Shqiëria kërkon revolucion” protestuesit të palodhur për të 78 ditën kanë jehuar në rrugët e kryeqytetit.
Me pankarta të shumta dhe flamuj kanë kerkuar edhe sot dorëheqjen e qeverisë.
Këtë të diel protestuesit kanë zgjedhur rrugët e ish-Bllokut për të përjellë mesazhin në çdo cep.
