Kryetari i Parlamentit iranian dhe negociatori kryesor, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi gjatë vizitës në Irak se Teherani synon forcimin e një “rendi të ri rajonal”, të mbështetur në bashkëpunimin mes vendeve të rajonit dhe pa ndërhyrjen e fuqive të huaja.

Duke folur në vendin ku u vra ish-komandanti i Forcave Quds, Qassem Soleimani, Ghalibaf tha se vizita e tij synon “përshpejtimin e bashkëpunimit të ndërsjellë midis të gjitha vendeve të rajonit”.

Sipas tij, vendet islamike duhet të krijojnë “ndërveprime dhe lidhje të thella sigurie”, të mbështetura nga bashkëpunimi ekonomik.

“Republika Islamike e Iranit deklaron gatishmërinë e saj të plotë për të realizuar këtë model rajonal”, u shpreh Ghalibaf.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb