Një nga emrat më të kërkuar në merkaton e futbollistëve në ditët e fundit të gushtit në Serinë B është padyshim Silvio Merkaj. Sulmuesi shqiptar ka një kontratë me Sudtirol deri në verën e vitit të ardhshëm dhe pas formës që ka treguar në edicionin e kaluar, duket se ka tërhequr vëmendjen e emrave më të njohur.

Sipas mediave italiane janë skuadrat e Viçencës, Pizës, Mantovës, Veronës, Padovës dhe Beneventos të cilat kanë shfaqur interes konkret për të dhe kanë nisur negociatat si me futbollistin, ashtu edhe me vetë klubin që zotëron kartonin.

Sudtirol raportohet se i ka vendosur çmimin 1 milion euro kartonit të tij, për ta lënë të largohet në ditët e fundit të merkatos nëse gjendet akordi me cilindo nga pretendentët për të siguruar shërbimet e Merkajt.

Ky i fundit, disa vite më parë mund të përfundonte edhe në Superiore, pasi kishte spikatur me fanellën e Virtus Entelës në Serinë C. Partizani i pat bërë një ofertë sulmuesit, por në fund ai e refuzoi duke qëndruar në Itali.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb