Ilir Daja, trajneri i Dinamos, dha opinionin e tij para Play Off-in në Conference League.

“Dinamo shkon në Play Off-in e Conference League. Sigurisht që derisa kemi arritur në këtë nivel e kemi merituar, sepse kemi pasur ndeshje të forta si me Astanën, Aliminij apo Audën.

Natyrshëm që na pret një ndeshje më e vështirë me Pafos, sepse mjafton të kujtojmë që vetëm sezonin e kaluar kjo skuadër ishte në fazën e grupeve të Champions League.

E dimë që koeficienti i ndeshjes është i një niveli shumë të vështirë, por në fund fare do të bëjmë gjithçka për gjithçka, për të tentuar për të marrë maksimumin në ndeshjen e parë dhe më pas ti marrim ndeshjet një e nga një”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb