Në protestën kundër kryeministrit Edi Rama, një prej aktivistëve deklaroi se qëndresa e qytetarëve prej 85 ditësh përbën një moment të rëndësishëm për vendin, duke theksuar se protesta do të vijojë deri në largimin e qeverisë.
Aktivisti tha se këto 85 ditë kanë treguar, sipas tij, dobësimin politik të kryeministrit Edi Rama. Më tej, ai u shpreh se largimi i kryeministrit dhe qeverisë së tij është, sipas tij, pranë.
“Rama po shikon se dita ditës votuesit i janë larguar dhe se mbështetja për protestën vetëm rritet”, tha ai.
Në fjalën e tij, ai theksoi se protesta nuk lidhet vetëm me rrëzimin e qeverisë, por edhe me kundërshtimin e politikave që, sipas tij, rrezikojnë interesat e vendit.
“Qëndresa jonë po ndan epokat. Për 85 ditë ne vazhdojmë të qëndrojmë për secilin prej nesh sepse Shqipëria është e të gjithëve. Këto 85 ditë kanë treguar se Rama përveçse fizikisht e kemi mpirë Edi Ramën edhe mendërisht. Sot në Pogradec, pa ide, i vjetër dhe i mplakur. Nuk na tregoi asgjë të re, platformës Shqipëria që duam i kishte ndryshuar emrin. Fundi i Edi Ramës dhe qeverisë së tij është shumë afër. Për 85 ditë ne kemi treguar rezistencë, qëndresë dhe do jemi këtu derisa Edi Rama të mos jetë më. Jemi këtu përveçse për të rrezuar Ramën , jemi edhe që Edi Rama të mos shesë Shqipërinë”, tha ai.
