Sot ka nisur procesi i regjistrimit te studenteve te rinj në universitetin “Luarasi”.

Në këtë moment të rëndësishëm për maturantët, Universiteti “Luarasi” hap dyert për të gjithë të rinjtë që janë në kërkim të programit të duhur të studimit.

Nga sot deri më 4 shtator, në ambientet e universitetit  zhvillohen “Ditët e Hapura”. Maturantët mund të njihen nga afër me programet e studimit, të vizitojnë kampusin, të bisedojnë me studentë dhe të marrin informacion për mundësitë e karrierës pas diplomimit.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet programeve “Luarasi” – UoL, nën drejtimin akademik të London School of Economics, LSE. Bëhet fjalë për tre programe: BSc Finance, BSc Business and Management dhe BSc Data Science and Business Analytics.

Universiteti Luarasi ofron  mundësi përmes programeve Erasmus dhe Exchange, duke u krijuar studentëve mundësinë të përfitojnë eksperienca akademike ndërkombëtare dhe të studiojnë jashtë vendit.

“Ditët e Hapura” do të zhvillohen çdo ditë, nga ora 9 e mëngjesit deri në 4 pasdite.

Universiteti “Luarasi” fton maturantët të vizitojnë kampusin dhe të marrin informacionin e nevojshëm për të bërë zgjedhjen e tyre akademike dhe profesionale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb