Spalletti dhe stafi i Juves bëhen me dhimbje me koke pas lajmeve negative që vijnë nga infermieria: Kenan Yildiz duhet të operohet në këmbën e majtë si pasojë e dëmtimit të pësuar në sfidën e parë të Serie A, atë kundër Frosinones. Fantazisti turk ndjeu fillimisht një shqetësim në këmbë, që nuk dukej diçka serioze, deri në minutën e 69-të kur doli nga fusha.
Për fat të keq, ekzaminimet mjekësore nxorën në pah një dëmtim shumë të rendë në këmbën e majtë që e detyron tani t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Sipas mediave italiane: Yildiz pritet të qëndrojë jashtë fushës së lojës për një periudhë tre mujore.
Ky dëmtim i turkut detyron tani “Zonjën e Vjetër” të futet në merkato për të gjetur një zgjidhje emergjente pasi Spalletti ka vetëm dy lojtarë që mund të mbulojnë rolin e Yildiz, Alajbegovic e Boga.
Yildiz do të humbas ndeshjet e para në Europa League, por Juve mund të mos e përfshijë fare në listën e UEFA-s për të lënë një vend të lirë që mund të plotësohet nga ndonjë afrim i mundshëm në këtë merkato.
