Në ditën e debutimit në “Bernabreu” të Jose Mourinho-s, Real Madrid dhuron spektakël përballë Sociedad, triumfoi me rezultatin 4-1 duke vijuar ecurinë perfekte në këtë fillim sezoni në La Liga, 2 ndeshje 6 pikë të plota. Në fakt, spektaklin e vërtetë e dhuroi Kylian Mbappe, me “bomberin” francez që realizoi një “tripletë” golash.

“Gjeli” më i famshëm gjeti golin e tij të parë në minutën e 40-të, ku pas një assiti nga Valverde dërgoi topin në trekëndësh. Sociedad reagoi shpejt dhe katër minuta më vonë, me një zbritje të shpejt në sulm barazuan shifrat në 1-1 falë një goli të Sucic.

Pjesa e dytë u zhvillua thuaje me një drejtim ku protagonist ishte Jude Bellingham, me mesfushorin anglez që fillimisht dhuroi një assist për Mbappe, me francezin që dyshoi shifrat duke bërë që “Bernabeu” të shpërthente në festë. Tetë minuta më vonë, sërish Bellingham futi një top të pastër brenda në zonë, këtë herë për Vinicius jr, me brazilianin që e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë. Faza ofensive e Real Madrid funksionoi në mënyrë perfekte në këtë sfidë, pasi në minutën e 80-të, Vinicius dhe Mbappe gatuan edhe golin e katërt, me francezin që kompletoi me shumë klas “tripletën” e tij personale dhe pokerin e Real Madrid.

Pas ndeshjes, Jose Mourinho nuk i kurseu elozhet për Kylian Mbappe: “Nuk më pëlqen të flasë për individë, por ajo që bëri Mbappe ishte një çmenduri. Ka shumë cilësi si lojtar. Ai lojtari një lojtar që shënon, krijon. Ka uri për të shkruar historinë e Real Madrid”, u shpreh Mourinho.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb