Një 61-vjeçar i identifikuar me inicialet Sh.M është arrestuar në Krujë pasi u kap duke mbajtur pa leje një armë zjarri pistoletë, së bashku me municion.

Gjatë kontrollit në një magazinë brenda rrethimit të banesës së tij, policia gjeti një pistoletë, një krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan si prova materiale.

Sipas policisë, 61-vjeçari është dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike.

“Në vijim të operacioneve për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë pa leje armë zjarri dhe, për pasojë, cenojnë sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fokusi”, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. M., 61 vjeç, banues në fshatin Abaze, Krujë.

Gjatë kontrolleve, në një magazinë brenda rrethimit të banesës së tij, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë), së bashku me krëhër me municion, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e bluve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb