Kombëtarja shqiptare U-16 luajti sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Malit të Zi U-16 në Tuz. Ndeshja u mbyll me fitoren e Malit të Zi 2-1.

Trajneri Armand Dama e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Valerio Aliaj (GK), Romeo Hazizaj, Kevin Muharremi, Denian Avdylaj, Enea Taci, Adrian Sina, Gean Ramadani (C), Alessio Kopani, Dejvis Mesiti, Elio Mera, Marin Shehaj.

Mali i Zi kaloi në avantazh në fundin e pjesës së parë, me Andrej Pejovic, ndërsa në minutën e 62-të Radonjic Lazar shënoi golin e dytë për vendasit.

Shqipëria reagoi në minutat e fundit dhe arriti të ngushtojë diferencën në minutën e 83-të, me Gledion Kocin, por pa mundur të gjejë golin e barazimit.

Përtej rezultatit, këto teste i kanë shërbyer stafit teknik për të vlerësuar gjendjen e skuadrës dhe për t’u dhënë hapësirë e eksperiencë ndërkombëtare futbollistëve të rinj, në kuadër të përgatitjeve për sfidat e ardhshme.

Në ndeshjen e parë mes dy skuadrave, Shqipëria U-16 triumfoi me rezultatin 1-0.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb