Kristian Shpendi është shumë pranë transferimit te skuadra e Kremoneses. Eksperti i merkatos, Xhanluka Di Marcio, raporton së fundmi se marrëveshja është arritur me klubin e Çezenës, për transferimin e sulmuesit shqiptar, me operacionin që kap vlerën e 4 milionë eurove.
Shpendi vjen pas një sezoni pozitiv në Serinë B, ku arriti të shënojë 12 gola. 21-vjeçari pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të Kremonezes, që drejtohet nga trajneri i njohur italian, Marko Xhanpaolo. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i transferimit të tij te skuadra e re, me Kristjan Shpendin që pritet të zëvendësojë një sulmues me eksperiencë, sikundër ishte sezonin e shkuar anglezi Xhemi Vardi.
