Nëpërmjet një deklarata, kreu i PD Sai Berisha, theksoi se duhet të krijohet një agjenci për krimin e pasurive të krimit të qeveritareve.

Berisha hodhi akuza lidhur me pasuritë e kryeministrit Edi Rama duke thënë se nuk janë asgjë në krahasim me “300 apartamentet që janë përfolur me Belinda Ballukun”.

“Kurrë ndonjëherë ky komb nuk është vjedhur në këtë mënyrë, me rrogë asnjë zyrtar përfshirë presidentin apo kryeministrin nuk mund të blejë apartament pa marrë kredi. Këta vijnë dhe bëhem me qindra apartamente…Në 2014 OSBE rrodhi një raport ku shkrihej se Rama ka në kontot e tij offshorë 200 mln euro që i kishte bërë si kryetar Bashkie. A mund të imagjinoni sot, që ata jo janë dhjetëfishuar, por pesëdhjetë fishuar. Pasurinë e tij askush nuk mund ta llogarisë. Përgjimet telefonike Ermir Ndreu apo (Cinco), ky ishte njëri prej dhjetëra grupeve, thoshte se kemi 30 mln euro që duhet të investojmë dhe këtu pjesë është dhe kryeministri. Kjo ishte në vitin 2021. Dhe nga 2021 deri sot,, ky ka dhënë me miërja leje. 300 apartamentet e elubisë janë kafe krahasuar me pronat dhe pasuritë e tij. Asnjeri nuk mund të thotë sa është pasura e Ramës, kjo do jetë madhore elektorale, krijimi qoftë edhe me referendum krijimi i një agjencie për të hetuar pasuritë e krimit të fshehura të qeveritarëve, zyrtarëve narkobiznesmenëve …”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: