Nga: ZONJA VJOLLCA*
KUNGULL I NJOME ME KUSKUS
250 gr kuskus
300 ml ujë të nxehtë
20 gr gjalpë
1 spec të kuq
1 spec të verdhë
3 kunguj të njomë
3 thelpinj hudhër
400 ml salcë domate
3 lugë gjelle vaj ulliri
Trumzë
Kripë
Piper i zi
Fillimisht pastrojmë kungujt dhe i presim ato tërthorazi në formë vezake jo shumë të holla, më pas i skuqim nga të dyja anët duke vendosur ne tigan dhe një degë trumzë. Pjesët anësore të mbetura të kungujve i presim në kubikë të vegjël së bashku me specin e kuq dhe të verdhë. Vendosim në zjarr një tenxhere me një lugë gjelle gjalpë, shtojmë në të kubikët e kungujve dhe të specave dhe i kaurdisim për 1 minutë. Më pas shtojmë kuskusin. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit duke shtuar ujë me pak kripë dhe e largojmë tenxheren nga zjarri. E mbulojmë me kapak dhe e lemë kuskusin të përthithë mirë të gjithë ujin. Vendosim salcën e domates në një tigan duke i shtuar hudhër, kripë dhe piper të zi. Në pjatancën ku do të bëjmë servirjen vendosim nga tre feta kungulli mbi njëra tjetrën duke shtuar mes tyre nga një lugë salcë domate me hudhër dhe në qendër vendosim kuskusin e përgatitur me perime.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
