Një megaoperacion antidrogë i zhvilluar nga Komisariati i Policisë së Sarandës ka goditur një rrjet të fuqishëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e bregdetit, duke çuar në pranga disa persona dhe në sekuestrimin e armëve zjarri e lëndëve narkotike. Operacioni mbetet ende në vijim e sipër, ndërsa vjen si përgjigje ndaj shqetësimeve të mëdha qytetare për lulëzimin e trafikut të drogës në qytet.

Sipas burimeve nga terreni, mes personave të prandaluar dyshohet se ndodhen edhe individë që konsiderohen si “kokat” apo drejtuesit kryesorë të grupeve që kontrollonin shpërndarjen e drogës në të gjithë zonën e Sarandës.

Gjatë kontrolleve forcat e policisë kanë sekuestruar sasi të konsiderueshme kokaine dhe kanabisi, si dhe armë zjarri që përdoreshin nga anëtarët e këtij rrjeti kriminal.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb