Kreu i PD Sali Berisha këtë të diel ka zhvilluar një takim me shqiptarët e Amerikës, në New Jersey.
Berisha është pritur me brohorima nga të pranishmit në sallë. Mes të pranishmëve dëgjohen edhe thirrjet “Rama në burg”.
“Kënaqësi e jashtëzakonshme se po ju takoja ju, zëri i pamposhtur i shqiptarëve në liri. Pati fatin e madh se takova atë plejadë të Diasporës shqiptare, e cila me atdhetarinë e saj, me idealet demokratike dhe një kontribut të jashtëzakonshëm në përmbysjen e diktaturës komuniste në Shqipëri, dhe luftoi për lirinë e Kosovës. Diaspora shqiptare në SHBA, është fati i bardhë i mirë i kombit shqiptar”, tha Berisha.
Më tej Berisha nënvizoi se sot është një ditë e jashtëzakonshme.
Për ne sot ko është një ditë jo e zakonshme është ditë që për mua ngjall emocione. Shumëkush e ka menduar të pamundur. E ka menduar si një ditë që nuk do e shihnin ndonjëherë, sepse shumë prej nesh kemi pyetur veten, kush jemi për të sfiduar një padrejtësi kur ajo bëhet nga forca shumëfish më të mëdha se ne.
