Të paktën 25 persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Kepin e Gjelbër, pasi një autobus me rreth 35 pasagjerë doli nga rruga dhe u rrëzua në një përrua në ishullin Fogo.

Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje, kur autobusi ra nga një lartësi prej rreth 30 metrash. Shumica e viktimave humbën jetën në vendin e ngjarjes.Sipas agjencisë kombëtare të lajmeve Inforpress, një pjesë e madhe e pasagjerëve ishin nxënës të shkollave fillore dhe të mesme. Ekskursioni ishte organizuar privatisht nga drejtuesi i autobusit, i cili gjithashtu rezulton mes viktimave.

Presidenti i Kepit të Gjelbër, José Maria Pereira Neves, e cilësoi aksidentin si një “katastrofë të madhe”.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa ende nuk është përcaktuar shkaku që bëri autobusin të dilte nga rruga dhe të përfundonte në humnerë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb