Derbi mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit është shoqëruar me një episod të shëmtuar dhe tejet kontrovers përpara startit të sfidës. Në shkallët e stadiumit, tifozët e Partizanit kanë shfaqur mbështetje për Ratko Mlladiçin, ish-komandantin e Ushtrisë së Republikës Srpska, i dënuar për krime lufte.

Situata u përshkallëzua pak para fillimit të ndeshjes, kur nga sektori i tifozëve të Partizanit u dëgjuan thirrje në emër të Mlladiçit. Episodi mori një tjetër përmasë pasi, përpara startit të takimit, u mbajt edhe një minutë heshtje në nderim të tij.

Kujtojmë se Mladić vdiq ndërsa vuante dënimin me burgim të përjetshëm. Në vitin 2017, Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë e dënoi atë për rolin e tij në krimet e kryera gjatë luftërave në Bosnje dhe Hercegovinë, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb