Adri Mehmeti mund të luante vetëm 33 minuta sot për Nju Jork Red Bulls ndaj Los Anxheles. Seku Kone mori vendin e xhevahirit shqiptar, i cili si titullar la fushën e lojës i dëmtuar.
Mehmeti povoi të luante, edhe pse po ndjente shqetësime në këmbë. Më pas duhet të zëvendësohej dhe reagoi duke shprehur zhgënjimin e madh.
Trajneri Bradlej beson se 17-vjeçari shqiptar nuk ka asgjë serioze. Gjatë kësaj kohe është raportuar edhe për ftesën e mundshme nga përfaqësuesja e Amerikës.
Për moshën e tij, Mehmeti vlerësohet si një talent i madh në botën e futbollit. Sa i përket Nju Jork Red Bull, po vuan në kampionat ku fitorja mungon në gjashtë javët e fundit.
