Sot po mbahet protesta e 103 e protestës. Një protestues deklaroi se vjen nga Athina.

Ai u shpreh se Rama i ka bërë të gjitha të zezat këtij kombi. Bëri thirrje që të gjithë të dalin në shesh në protestë madhështore.

Qytetari: Vij nga Athina dhe do të jem këtu derisa ky qelbësirë e këtij kombi të largohet. Grekët që takojmë në Athinë shprehen se si kjo protestë nuk kanë parë askund. Në Greqi ka pasur protesta të fuqishme, por vazhdimësia e tillë nuk është parë.

Rama i ka bërë të gjitha të zezat këtij kombi. Populli i Tepelenës të bashkohet në këtë protestë. E kam këtë thirrje, sepse jam nga ata zona me origjinë. Të rrëzojmë Ramën.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: