Një nga protestuesit mbajti një fjalim të fuqishëm përpara Kryeministrisë.
Ai tha se qeveritarët janë njerëz pa atdhe. Shtoi se qeveritarët janë duke shkrirë bashkitë dhe Shqipërinë e se janë grabitës.
Protestuesi: Mosbindja civile ka nisur. Po shkrijnë bashkitë dhe Shqipërinë. Ne na dhimbset shtëpia bosh, sepse ne na dhimbset çdo gjë, sepse djersën tonë nuk e lëshojmë. Këta duan vetëm të vjedhin e të gabisin.
Ne po rezistojmë dhe po zhvillojmë një protestë të mrekullueshme. Më 12 shtator duhet të protestojmë fort. Kjo është toka e shqiptarëve dhe as ne nuk kemi tapi që ta shesim, ne duam ta gëzojmë dhe ta punojmë këtë tokë. Këta njerëz pa atdhe.
