Një ‘uragan’ njerëzish është mbledhur tashmë në rrugët e Tiranës në protestën kundër qeverisë.

Qytetarët po bëjnë thirrje të fuqishme në rrugët e kryeqytetit.

Ata thirrën në kor “Ju erdhi fundi”, “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Berishën” etj.

Protestuesit, të shumtë në numër, mbajnë në duar flamuj kombëtar.

Ashtu siç nuk është parë më herët, ka edhe prezencë policie në këtë protestë.

Po mbahet protesta e 103, dy ditë përpara protestës së madhe të së shtunës, kur në Tiranë do zbarkojë dhe diaspora.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb