Një nga protestuesit, i ftuar në News24 deklaroi se diaspora nesër do e mbushë plot Tiranën.

Ai u shpreh se ka pasur provokime në protestë nga policia dhe nga civilët. Gjithashtu, theksoi se nuk e sheh si një veprim të rrezikshëm gjuajtjen me vezë të makinave të deputetëve. Sipas tij, deputetët po kuptojnë realitetin, pasi ata nuk janë të zgjedhur nga populli.

Studenti: Protestuesit ndalohen thjesht sepse gjuajnë vezë në makinat e deputetëve. Deputetët thjesht po përballen me realitetin, se janë se i ka zgjedhur kryetari i partisë dhe jo populli. Janë të futur në lista të mbyllura dhe dalin deputetë, duke mos qenë zëri i qytetarëve.

Provokime ka pasur dhe nga civilët, që janë të infiltruar dhe brenda protestës. Ata duhet të mbrojnë qytetarët dhe jo për të marrë zvarrë ata. Shumë nga diaspora pritet që të vijnë tek pika e Muriqanit dhe Tirana do jetë e mbushur plot nesër. Diaspora do e shkundë Tiranën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: