Pedagogu Shpend Gashi, i ftuar në News24 shpjegoi ndalimin nga policia në protestë.
Gashi u shpreh se mëshiron ata që e ndaluan, sepse e kupton që e bëjnë atë punë për një pagë. Shpjegoi se i tha një polici që të ketë kujdes me zonjat dhe se efektivi ia ktheu “a je trim ti” dhe në këtë moment është shoqëruar në komisariat.
Sipas tij, Rama ka marrë peng jetën e qytetarëve shqiptarë.
“Kam falur civilët, Rama më ka marrë peng jetën. Zgjedh t’i mishëroj ata njerëz, që për një rrogë vendosën dorë mbi mua. Unë po bëja punën e reporterit. Shikoj se erdhi një polic, zonja e goditi policin dhe ai ndërhyri keq. I thashë shef kujdes me Zonjat. Je trim më tha mua. Meqë qenke trim më tha hajde në komisariat. Unë nuk kam bërë asnjë rezistencë. Në komisariat na dhanë kafe, na thanë profesor mos u mërzit”, tha Gashi.
Nënvizoi se protesta duhet që ta çojë deri në fund misionin që ka, atë të largimit të kësaj qeverie të korruptuar.
