Një nga protestuesit nga Sheshi Skënderbej në protestën e 105 kombëtare tha se jetesa në Shqipëri është bërë e pamundur.
Ai deklaroi se protesta duhet të vazhdohet derisa Rama të bjerë.
Deklaroi se sot në Shqipëri është bërë e pamundur të blesh një shtëpi dhe se rinia po vuan jashtëzakonisht shumë.
Protestuesi: Jetesa në Shqipëri është bërë e pamundur. Rinia po vuan shumë. Me nivelet e pagave që janë, me çmimet që vetëm rriten, me pamundësinë për të blerë një apartament, për t’u martuar, është thuajse e pamundur. Rezistenca duhet të vazhdojë.
Ta vazhdojmë protestën dhe 300 ditë derisa Rama të ikë. Popullata ka humbur besimin tek klasa politike, që ka zhgënjyer me rezultatet që ka ofruar. Populli nuk ka më besim as tek qeveria dhe as tek opozita. Edhe opozita nuk ka pasur ripërtëritje.
