Një ish i burgosur politik, nuk hezitoi të kthehej mbrapa në kohë. Në protestën e 105-të, ai tregoi se çfarë ka kaluar dhe gjithashtu, bëri thirrje që mos të dorëzohen.
“Unë jam ish i burgosur politik. Desha të them që kemi organizuar në burg greva, përplasje me policët.
Jam arrestuar dhe torturuar. Më njohin një pjesë e juaja këtu. Shumë shokë të mi më thonë pse del shpesh, dal pra që ta marrin vesh se çfarë është komunizmi.
Më ka zënë edhe galeria brenda.Zoti është i madh, lum ai që beson. U paralizova nga diktatura.
Jam një ish ushtarak, kam punuar me dinjitet. Një pjesë e atyre që janë sot, e kanë shkelur. Mos u përzini me krimin.
Unë do jem këtu bashkë me ju, vij nga Holanda”.
