Sot po mbahet protesta e 105 në Tiranë, ku në shesh është edhe diaspora.

Gazetari Osman Stafa mbajti fjalën e tij dhe çoi në peshë zemrat e qytetarëve.

Të gjithë qytetarët në shesh ndezën blicat e celularëve dhe thirrën në kor “Dorëheqje, dorëheqje”.

Sot në ditën e 105 të tubimit , kërkohet dorëheqja e kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Protestuesit akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe keqqeverisje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb