Alexander Zverev është fitues i US Open 2026, grand slam i fundit për vitin 2026, duke kompeltuar një vit perfekt, me dy suksese nga 4 grand slam-et e këtij viti. Gjermani arriti të mposht në finale amerikanin Ben Shelton me rezultatin 3-1 në sete, 6-3, 7-6, 5-7, 6-2, pas tre orësh e 36 minutash lojë.
Sasha e nisi takimin në mënyrë perfekte, duke i marrë menjëherë shërbimin Sheltonit dhe duke fituar setin e parë 6-3. Edhe në të dytin, Zverev ishte më i qetë në momentet vendimtare dhe triumfoi në tie-break.
Shelton reagoi në setin e tretë, duke rritur presionin dhe duke fituar 7-5, por Zverev dha përgjigjen e menjëhershme. Dy break-e në setin e katërt i dhanë kontrollin e ndeshjes, përpara se gjermani ta mbyllte me shifrat 6-2.
Titulli i dytë Grand Slam për Zverevin, pas triumfit në Roland Garros po këtë vit. Një tjetër sukses madhor për gjermanin, që tashmë ngre trofeun në Flushing Meadows dhe konfirmon veten në majën e tenisit botëror. Dyshja Sinner-Alcaraz nuk është më e pathyeshme. Zverev të paktën për këtë vit tregoi se mund të rivalizonjë denjësisht me të dy tenistët më të mire aktualisht në botën e tenisit.
