Java e 4-t e “Abissnet Superiore” uli siparin mbrëmjen e së dielës, ndërsa trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur edhe formacionin më të spikatur të kësaj jave. Në krye të formacionit 1-4-3-3 është vendosur trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic, pas fitores 2-1 ndaj Egnatias.
Në portë është përzgjedhur Gabriel Guri i Laçit, ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Ardit Toli (Teuta), Bruno Dita (Dinamo City), Elion Stafa (Laçi) dhe Ndong (Tirana).
Mesfusha plotësohet nga Drame (Skënderbeu), Armir Boriçi (Elbasani) dhe Klevi Qefalija (Dinamo City), ndërsa treshja e sulmit përbëhet nga Muço Boçi (Teuta), Traore (Laçi) dhe Ardit Nikaj (Elbasani).
