Me përfundimin e javës së 2-të të Kategorisë së Parë, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen më të spikatur të kësaj jave sipas formacionit 1-4-2-3-1.
Spikati këtë javë në portë, gardiani i skuadrës së Besës, Mustafe Abdullahu.
Në vijën e mbrojtjes rreshtohen lojtarët: Nikolin Duka (Korabi), Adolf Selmani (Iliria), Abudali Nuredeen (Besa), Denis Pjeshka (Flamurtari)
Në mesfushë, dyshja përpara mbrojtjes përbëhet nga Petro Marku i Bylisit dhe Okoli i Pogradecit.
Treshja ofensive përbëhet nga Hoti i Burrelit, Latif i Ilirisë dhe Taulant Marku i Korabit. Në majë të sulmit është vendosur lojtari i Besës, Manfredas Ruzgis.
Trajneri i javës është përzgjedhur Gugash Magani.
