Sulmuesi i Kosovës, Elbasan Rashani ka vendosur të rikthehet në kampionatin norvegjez. Ai iu bashkua Valerengës si lojtar i lirë, pas largimit të tij nga Melburn Siti.
Për të do të jetë klubi i tretë në “Eliteserien”, pasi kishte luajtur edhe për skuadra si Odd dhe Rosenborg. Rashani, kishte bërë 18 paraqitje me Melbourn Cityn gjatë sezonit të kaluar, ku shënoi 2 gola dhe dhuroi 1 asist.
