Edon Zhegrova shënoi dje për herë të parë me Juventusin. Ishte dopietë golash ndaj Sasuolos, e cila nuk u festua si duhet duke qenë se pasoi humbja 3 me 2 në transfertë.

Trajneri Spaleti foli pas sfidës për sulmuesin e Kosovës. Elozhet dhe kritikat nuk munguan.

“Ai bëhet i pakapshëm dhe i paparashikueshëm kur krijon situata një kundër një në hapësira të ngushta. Pastaj, ndoshta e humbet një top të lehtë dhe nuk e ka cilësinë për t’u kthyer me shpejtësi në krahun e tij. Por, nëse luan një lojë sulmuese, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, u shpreh Spaleti.

Zhegrova është lënë jashtë listës së Juventusit për Europën. Madje edhe në kampionat u mendua për një moment se do të përfundonte në tribunë, duke qenë se nuk pranoi shitjen nga “Zonja”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb