US Open ka mbyllur turneun me një faturë të konsiderueshme gjobash. Organizatorët kanë arkëtuar rreth 112 mijë e 500 dollarë, si pasojë e 20 shkeljeve të Kodit të Sjelljes së Grand Slamit. Shkeljet kanë qenë nga thyerja e raketave dhe keqpërdorimi i pajisjeve, deri te sjelljet josportive dhe debatet në fushë.
Një nga gjobat më të mëdha, 20 mijë dollarë, iu vendos argjentinases Luisina Giovannini, ndërsa Corentin Moutet u gjobit me 15 mijë dollarë për abuzim me pajisjet dhe shkelje të kodit të veshjes.
Italiani Luciano Darderi grumbulloi 10 mijë dollarë gjoba, pasi në një rast shkatërroi raketën e tij duke e goditur vazhdimisht në fushë. Mes emrave të tjerë të penalizuar ishte edhe Terence Atmane, me 7 mijë e 500 dollarë, për kërcënim verbal ndaj fizioterapistit të turneut.
Edhe kampionia Aryna Sabalenka nuk i shpëtoi gjobës. Bjellorusja u penalizua me 7 mijë e 500 dollarë pasi theu raketën pas humbjes në finale ndaj Elena Rybakinas.
Në listën e tenistëve të gjobitur janë edhe Arthur Fils dhe Belinda Bencic, me nga 5 mijë dollarë secili. Një US Open ku, përveç spektaklit në fushë, tenistët humbën edhe një shumë të konsiderueshme parash për shkak të disiplinës.
