Shqipëria vijon të mbetet një prej prodhuesve kryesore të kanabisit në Europë, pavarësisht operacioneve për shkatërrimin e dhjetra hektarëve të mbjella me bimë narkotike në Lazarat gjatë verës së vitit 2014.
Në dokumentin e lëshuar nga Qendra Monitoruese Europiane për theksohet se situata mund të ketë ndryshuar disi me operacionet e kryera, por shqipëria, së bashku me Serbinë, Bullgarinë dhe Kosovën, mbeten një prodhues masiv i kanabisit.
Destinacionet me kryesore të integrimit të kësaj lënde narkotike Greqia, Italia, Holanda, Hungaria, Republika Ceke si dhe Austria. megjithatë, theksohet se kanabisi shqiptar tregohet në sasi të konsiderueshem edhe në Francë e Gjermani.
Raporti komunikon se trafikantët më të mëdhenj të kanabisit në Europë janë ata marokenë të cilet garantojnë transportin dhe shitjen në tregjet e kontinentit të vjetër. raporti komunikon se në shumicën e rasteve, këta trafikantë bashkëpunojnë me prodhuesit shqiptarë. në terma të përgjithshme, raporti gjykon se Europianët shpenzojnë cdo vit 24 miliardë euro për drogra të jashtëligjshme.
Zyrtarët kanë gjykuar se kjo shifër është shqetësuese se dhe është mjaft e nevojshme që të merren masa sa më shpejt për të paralizuar rrjetet e trafikut të lëndëve narkotike.
Në dokumentet e publikuara, flitet shprehimisht për “363 zona të kthyera në plantacione gjigante droge”. Jo vetëm kaq; Shqipëria cilësohet si “autostradë e trafikut me destinacion Italinë dhe vendet e tjera të BE-së”.
Trafikantët nga Jugu në Veri bashkëpunojnë me drejtues lokalë dhe oficerë të policisë, për të garantuar mbrojtjen e parcelave me drogë kundrejt pagesës prej 10 eurosh për rrënjë, ose duke dhënë si këmbim 30 për qind të prodhimit në fund. Të dhënat sekrete kanë evidentuar se trafikantët, veç bandave të armatosura, po përdorin edhe dronet për kontrollin e hapësirave me kanabis. Për herë të parë kjo teknologji është zbatuar në Krujë dhe sipas të dhënave, po përhapet me shpejtësi edhe në zona të tjera.
GJEOGRAFIA
Tendenca e kultivimit këtë vit ka kaluar parashikimet. Këto dokumente tregojnë se hashashi ka mbuluar jo vetëm lumin e Vlorës, Tepelenën apo malësitë e Dukagjinit, por edhe zona të tëra në juglindje, veri, në Fier, Berat e Skrapar, apo edhe në Mat, Krujë e Dibër. Trafikantët gjithashtu janë kujdesur të sigurojnë fara kanabisi që sigurojnë rritje të shpejtë dhe me cilësi. Gjithë sasia e hashashit kalon në Perëndim, por këtë radhë, duke ndryshuar edhe rrugët tradicionale. Së fundmi, tonelatat me drogë ndjekin itinerarin: Shkodër – Mali i Zi – Serbi – Hungari dhe më pas në Gjermani.
Në tregjet perëndimore, marokenët janë drejtuesit kryesorë të trafikut, dhe ata sipas informacioneve bashkëpunojnë ngushtë me grupet shqiptare. Ato shpërndajnë hashashin në Itali e Greqi, e më pas edhe në Holandë, Francë, Hungari, Çeki, Austri e Gjermani. Raporti thekson se çdo vit në Europë harxhohen 24 miliardë euro për drogën dhe një pjesë e mirë e këtyre fitimeve u kalojnë grupeve kriminale shqiptare. Vetëm një ditë më parë, në jug të Italisë, policia arrestoi disa shqiptarë, të cilët kishin transportuar me gomone plot 2 ton hashash.
MASAT
Bashkëpunimi i një pjese të policisë me narkotrafikantët është një fenomen i verifikuar. Vetëm muajin e kaluar përfunduan në pranga dy punonjës të Komisariatit të Policisë së Pukës, të cilët akuzohen për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”. Ata u arrestuan nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Mësohet se dy efektivët me gradën “inspektor” dyshohet se kanë raportuar të dhëna të rreme për kultivimin ose asgjësimin e bimëve narkotike në zonën ku ata kryenin shërbimin. Nga hetimet disamujore ka rezultuar se në njësitë administrative Luf-Qerret dhe Qelëz, kishte parcela të mbjella me bimë narkotike, të cilat u shkatërruan në një aksion të policisë gjatë këtyre ditëve. Po sipas burimeve të mësipërme, dy punonjësit e policisë kishin relatuar të dhëna të rreme, ndërkohë që në aksionin e bluve u asgjësuan mijëra rrënjë hashash.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
